Lidhje


Sunak-u shumë bujar akordon miliona paund për sigurinë e Izraelitëve!

Një total prej 72 milionë paundesh po ndahen për shkollat, sinagogat dhe qendrat e tjera të komunitetit hebre për t'i ndihmuar ne sigurinë e tyre, ka njoftuar Rishi Sunak. Kryeministri tha se paratë do të shkojnë për shtimin e rojeve të sigurisë, CCTV dhe sistemeve të alarmit në vendet e komunitetit hebre, në një përpjekje për të trajtuar nivelet rekord të antisemitizmit - i cili është rritur që nga sulmi i Hamasit në Izrael më 7 tetor. Nga totali, 54 milionë paund dhe do t'i shkojnë Fondit të Sigurisë së Komunitetit (CST) - një organizatë bamirëse që mbron komunitetet hebre në UK - për tu ofruar masa sigurie deri në vitin 2028.
 
 
Kjo është shtese përveç 18 milion £ të akorduara më parë për bamirësinë deri në vitin 2025.
 
 
Një pjesë e kësaj - 3 milion £ - u vu në dispozicion në tetor të vitit të kaluar për të ofruar mbështetje për më shumë se 480 lokacione të komunitetit hebre, duke përfshirë shkollat dhe sinagogat që mundësojnë gati 200 shkolla dhe më shumë se 250 sinagoga. Po vallë a janë këto institucione benefitaret e vërteta të këtyre donacioneve?/Nga Komuniteti i shqiptarve në Londër
XS
SM
MD
LG