Izraeli miraton dënimin me vdekje për autorët e 7 tetorit
Izraeli ka miratuar një ligj të ri për të vendosur dënimin me vdekje dhe për të zhvilluar gjyqe publike për ata që janë përfshirë në sulmet e udhëhequra nga Hamasi dhe marrjen masive të pengjeve në Izrael në tetor 2023. Legjislacioni u miratua me 93 vota pro dhe 0 kundër në parlamentin e Izraelit dhe u sponsorizua në mënyrë të pazakontë bashkërisht nga politikanët e qeverisë dhe të opozitës.
“Le të shohin të gjithë se si viktimat dhe familjet e tyre i shikojnë në të bardhën e syve të atyre vrasësve, përdhunuesve dhe rrëmbyesve”, tha Yulia Malinovsky, një bashkë-sponsorizuese e projektligjit, në një konferencë për shtyp përpara votimeve parlamentare.
Mediat shkruajnë se grupet izraelite të të drejtave të njeriut kanë folur kundër ligjit të ri, duke kundërshtuar parimin e dënimit me vdekje. 7 tetori 2023 ishte dita më vdekjeprurëse në historinë e Izraelit. Luftëtarët e udhëhequr nga Hamasi vranë mbi 1,200 njerëz në Izraelin jugor, kryesisht civilë. 251 të tjerë u rrëmbyen dhe u mbajtën robër në Rripin e Gazës, përfshirë burra, gra, fëmijë dhe shtetas të huaj.
Ngjarjet shkaktuan luftën më vdekjeprurëse të të gjitha kohërave në Gaza, me 72,740 njerëz të vrarë deri më sot shumica fëmijë, gra dhe të moshuar. Edhe pse parlamenti i Izraelit miratoi Ligjin për Dënimin me Vdekje për Terroristët në mars, i cili synonte palestinezët e dënuar për vepra penale terrorizmi, ai nuk zbatohet në mënyrë prapavepruese. Kjo do të thoshte se kërkohej një legjislacion i veçantë për t’u marrë me ata që dyshohet se kanë kryer sulmin.