Lidhje


Popullsia 2026, INSTAT: Rriten lindjet, por shtesa natyrore shkon në kahun negativ

Gjatë tre muajve të parë të vitit 2026 lindjet kanë shënuar një rritje të lehtë krahasuar me një vit më parë me 5146 foshnja të ardhura në jetë me 50 fëmijë më shumë se janar marsi i 2025-së.

 

Tirana zë vendin e para me 2438 fëmijë ose rreth gjysmën e totalit e ndjekur nga Shkodra. Por nëse në kryeqytet ka një rritje me 40 fëmijë më shumë, në Shkodër shënohet rënia me 46 të tillë.

Ndërkaq Fieri renditet në këtë tremujor me lindshmërinë më të lartë me 49 jetë të ardhura në jetë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

 

Megjithatë krahasuar me vdekjet shtesa natyrore shkon në kahun negativ. Janë 5514 persona që kanë ndërruar jetë nga janari dhe deri në mars ose 368 më shumë se lindje.

Një fenomen i tillë sjell një ndikim të shtuar në plakjen e popullsisë, shtuar dhe faktit se emigracioni vazhdon të jetë në nivele të larta.

 

Instat ka raportuar gjithësesi se sipas të dhënave të 12 muajve të vitit 2025 kishim 1.147 lindje më shumë se vdekje, por që gjithësesi konsiderohet me rënie të fortë krahasuar me situatën e tre dekadave të fundit

XS
SM
MD
LG