Lidhje


Trump dhe Xi përballë botës në krizë/ Kina paralajmëron SHBA-në: Tajvani mund të ndezë konfliktin

 

Presidenti kinez Xi Jinping priti homologun amerikan Donald Trump në Sallën e Madhe të Popullit në Pekin, në një takim të konsideruar kyç për marrëdhëniet mes dy superfuqive. Xi deklaroi se SHBA-ja dhe Kina duhet të jenë partnerë dhe jo rivalë, duke theksuar se vizita e Trump zhvillohet në një moment kur “bota ndodhet në udhëkryq”.


Nga ana e tij, Trump vlerësoi marrëdhënien personale me Xi Jinping, duke e cilësuar atë një “lider të shkëlqyer” dhe duke thënë se ka respekt të madh për Kinën. Presidenti amerikan e përshkroi takimin si një “nder të veçantë” dhe u shpreh se dy vendet mund të kenë “një të ardhme fantastike së bashku”.


Gjatë samitit në Pekin, dy liderët diskutuan edhe për dosjet më të nxehta ndërkombëtare, përfshirë situatën në Lindjen e Mesme, luftën në Ukrainë dhe tensionet në Gadishullin Korean. Megjithatë, çështja më e ndjeshme mbeti Tajvani, ku Xi paralajmëroi se SHBA-ja dhe Kina mund të përballen me konflikt nëse kjo dosje trajtohet gabimisht.


Ndërkohë, nga Tajvani erdhi reagimi se Uashingtoni ka përsëritur mbështetjen e tij “të qartë dhe të vendosur” për ishullin. Deklarata e Taipeit tregon se, pavarësisht tonit të butë mes Trump dhe Xi, çështja e Tajvanit mbetet pika më e rrezikshme e përplasjes mes SHBA-së dhe Kinës.

XS
SM
MD
LG