Trump: Xi premtoi të mos armatosë Iranin dhe ofroi ndihmë për hapjen e Hormuzit
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi të enjten se presidenti kinez Xi Jinping i kishte ofruar ndihmë për hapjen e Ngushticës së Hormuzit dhe ishte zotuar se Kina nuk do t’i dërgojë Iranit pajisje ushtarake në konfliktin me SHBA-në dhe Izraelin.
Në një intervistë në Fox News, Trump tha se Xi kishte folur “me forcë” kundër furnizimit ushtarak të Iranit.
“Ai tha se nuk do të japë pajisje ushtarake”, deklaroi Trump pas takimit mes dy liderëve në Pekin.
Trump shtoi gjithashtu se Xi Jinping dëshiron që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur për lundrimin ndërkombëtar dhe kishte ofruar mbështetje nëse do të ishte e nevojshme.
Deklaratat vijnë në një kohë tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa Ngushtica e Hormuzit mbetet një nga rrugët më strategjike për transportin global të naftës dhe gazit.