Trump trondit Evropën: Pentagoni anulon dërgimin e 4 mijë trupave në Poloni pas tërheqjes nga Gjermania
Pentagoni ka anuluar planet për vendosjen e përkohshme të 4,000 trupave amerikane në Poloni, një lëvizje e papritur që ngre pikëpyetje mbi strategjinë e re të administratës Trump për praninë ushtarake të SHBA-së në Evropë.
Vendimi vjen vetëm dy javë pasi Pentagoni njoftoi tërheqjen e 5,000 trupave nga Gjermania, ku aktualisht ndodhen rreth 35,000 ushtarë amerikanë. Sipas burimeve të cituara nga Reuters, masa për Poloninë lidhet me një zgjidhje afatshkurtër që mund të hapë rrugën për riorganizimin dhe uljen e forcave amerikane në Gjermani.
Zyrtarisht, Pentagoni nuk ka dhënë komente, ndërsa Kongresi amerikan ende nuk është informuar formalisht për vendimin. Kjo shton paqartësitë mbi planet e ardhshme të Washingtonit për trupat amerikane në kontinent.
Lëvizja ndodh në një klimë tensionesh mes Trump dhe aleatëve evropianë, sidomos pas përplasjeve për luftën me Iranin. Trump kërkon që NATO të marrë një rol më të madh në mbrojtjen e Evropës, ndërsa raportohet se është i zemëruar që vendet evropiane nuk iu bashkuan luftës kundër Iranit.