Lidhje


Trump bisedë telefonike me Netanyahun, e informon për takimin në Kinë dhe Iranin

 

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu dhe presidenti amerikan Donald Trump ashtu siç ishte raportuar gjatë ditës kanë zhvilluar këtë të diele një bisedë telefonike. Mësohet se kjo telefonatë zgjati më shumë se gjysmë ore, sipas transmetuesit izraelit Kan.

 

Të dy udhëheqësit diskutuan mundësinë e rinisjes së luftimeve me Iranin, ndërsa Trump e informoi gjithashtu Netanyahun për vizitën e tij të fundit në Kinë.

 

Trump zhvilloi këtë të diele edhe një bisedë telefonike me presidentin e Koresë së Jugut, Lee Jae Myung ku diskutuan rezultatin e takimit të samitit SHBA-Kinë.

 

Të dy udhëheqësit biseduan gjithashtu për zbatimin pa probleme të një marrëveshjeje dypalëshe tregtare të nënshkruar vitin e kaluar, si dhe për paqen në Gadishullin Korean.

 

XS
SM
MD
LG