Presidenti iranian: Qëllimi i sulmit SHBA-Izrael ishte të përhapnin pasiguri në Iran
Sunday, 17 May 2026 20:44
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian ka deklaruar letë të diele se qëllimi SHBA-së s dhe Izraelit në sulmin ndaj Iranit ishte të përhapnin pasiguri brenda vendit duke mbështetur grupet terroriste.
Në një takim me ministrin e brendshëm të Pakistanit, ai tha se planet dështuan për shkak të bashkëpunimit dhe përgjegjësisë së fqinjëve të Iranit në parandalimin e çdo keqpërdorimi të territorit të tyre kundër Iranit teksa e cilësoi si një akt të vlefshëm dhe të lavdërueshëm.
Pezeshkian ndër të tjera falënderoi Pakistanin, Irakun dhe Afganistanin që sipas tij nuk lejuan asnjë veprim kundër Iranit nga toka e tyre.