Lidhje


SHBA sheh kthesë historike në Siri: ‘Laboratori i ri i diplomacisë për gjithë rajonin’

 

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Sirinë, Tom Barrack, deklaroi të dielën se “Siria është tashmë një laborator për një rreshtim të ri rajonal të diplomacisë, integrimit dhe shpresës për të gjithë rajonin”.

 

Komentet e Barrack u bënë përmes një postimi në platformën amerikane X, pas takimit të së shtunës me presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, ku u diskutua për zhvillimet në Siri dhe në rajon.

 

Sipas të dërguarit amerikan, nën udhëheqjen e al-Sharaa dhe falë “diplomacisë së përkushtuar” të ministrit të Jashtëm sirian, Asaad al-Shaibani, Siria ka arritur progres “të jashtëzakonshëm”.

 

Barrack shtoi se mundësitë që ndodhen përpara ofrojnë “përparim eksponencial” për popullin sirian dhe stabilitet afatgjatë për vendin.

 

Takimi u zhvillua në Pallatin e Popullit në Damask. Agjencia Shtetërore Siriane e Lajmeve raportoi se të dyja palët diskutuan “zhvillimet në Siri dhe rajon, si dhe mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve”.

XS
SM
MD
LG