Lidhje


Irani paralajmëron: Sulmet e reja nga SHBA mund ta zgjerojë konfliktin përtej rajonit

 

Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike të Iranit paralajmëroi të mërkurën se çdo sulm i ri nga Amerika dhe Izraelit kundër Iranit mund të shkaktojë një konflikt më të gjerë që do të shtrihej përtej rajonit.

 

Në një deklaratë të publikuar nga mediat iraniane, Garda Revolucionare tha se SHBA-ja dhe Izraeli nuk kishin nxjerrë mësime nga ato që i quajti “humbje të përsëritura strategjike” përballë Iranit.

 

IRGC pretendoi se, pavarësisht përdorimit të “kapaciteteve të plota të dy ushtrive më të shtrenjta në botë”, Irani ende nuk ka përdorur të gjitha aftësitë e tij ushtarake kundër kundërshtarëve.

 

“Nëse agresioni kundër Iranit përsëritet, lufta rajonale që ishte premtuar këtë herë do të përhapet përtej rajonit”, thuhet në deklaratë. Garda Revolucionare paralajmëroi gjithashtu për “goditje shkatërruese” në vende “që nuk mund t’i imagjinoni”.

 

Presidenti amerikan Donald Trump deklaroi të hënën se kishte shtyrë një sulm ndaj Iranit pas kërkesave të liderëve të Gjirit.

 

Ndërkohë, Pakistan ka bërë të ditur se po përpiqet të ringjallë diplomacinë mes Iranit dhe SHBA-së pas marrëveshjes së armëpushimit të 8 prillit.

XS
SM
MD
LG