Autokolona e Zelenskit sulmohet me raketa, vetëm 150 metra larg kryeministrit Mitsotakis
Autokolona e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenski, e cila ndodhej 150 metra larg delegacionit grek të kryesuar nga kryeministri Kyriakos Mitsotakis, u sulmua nga një raketë ruse në orën 11:43 të së mërkurës. “Nuk ka asnjë problem me sigurinë e kryeministrit dhe të misionit grek”, thanë burimet zyrtare të qeverisë greke. “Ne jemi të gjithë mirë”, tha më herët për protothema.gr ministri i shtetit Stavros Papastavrou, i cili ndodhet në misionin grek Takimi mes Kyriakos Mitsotakis dhe Volodymyr Zelenski u zhvillua normalisht, ndërsa dy liderët do të mbajnë një konferencë për shtyp, e cila nuk do të transmetohet drejtpërdrejt për arsye sigurie.
Mitsotakis përsëriti se Greqia do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën brenda kapaciteteve të saj dhe pa dobësuar fuqinë mbrojtëse greke. Në të njëjtën kohë, ai theksoi se Greqia mbështet perspektivën evropiane dhe euroatlantike të Ukrainës.
Në të njëjtën kohë, të dy udhëheqësit vizituan një kompleks ndërtesash të goditur nga një dron rus të shtunën e kaluar, me një numër tragjik të vdekjeve prej 12, dhe lanë lule në kujtim të viktimave./Lapsi.al