Lidhje


Zgjohet ministri Hoxha: Imazhet nga ministri izraelit Ben-Gvir janë tronditëse dhe të papranueshme

 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka deklaruar se imazhet e ndara nga ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben-Gvir, që sipas tij tregojnë trajtimin poshtërues të aktivistëve të ndaluar të flotiljes, janë "tronditëse dhe të papranueshme", transmeton Anadolu.

 

Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, kryediplomati i Shqipërisë ka theksuar se të gjithë personat e ndaluar duhet të trajtohen me dinjitet dhe në respekt të plotë të të drejtave të njeriut, ligjit ndërkombëtar dhe ligjit humanitar.

 

"Kam udhëzuar Ambasadën tonë në Tel Aviv që të mbetet në kontakt dhe koordinim të ngushtë me autoritetet izraelite në mënyrë që të sigurohet që qytetarëve tanë t'u ofrohet ndihma e duhur konsullore, sipas nevojës dhe në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar", është shprehur Hoxha.

 

Ben-Gvir ka ndarë një video në llogarinë e tij në rrjetin social amerikan X që tregon forcat izraelite të sigurisë duke keqtrajtuar aktivistët në portin Ashdod, ku ata po mbahen, video e cila ka shkaktuar reagime të shumta.

 

Trajtimi çnjerëzor i aktivistëve të Flotiljes Globale Sumud, të cilët u ndaluan nga Izraeli në ujërat ndërkombëtare, ka shkaktuar reagime nga vende të shumta, përfshirë shumë vende anëtare të Bashkimit Evropian (BE).

 

Raportohet se në mesin e aktivistëve të ndaluar është edhe një aktivist shqiptar.

XS
SM
MD
LG