Lidhje


Rubio: NATO duhet të jetë e vlefshme edhe për SHBA-në

 

Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio, tha të premten se vazhdimi i mbështetjes amerikane për NATO-n varet nëse aleanca i ofron SHBA-së vlerë të qartë strategjike, transmeton Anadolu.

 

"Nuk ka pasur kurrë një kohë kur të mos ketë pasur një debat në politikën amerikane rreth asaj se cila duhet të jetë prania dhe kontributi ynë në NATO, dhe kjo gjithmonë drejtohet nga vlera e NATO-s për Shtetet e Bashkuara", u tha Rubio gazetarëve në margjinat e samitit të ministrave të jashtëm të NATO-s në Suedi.

 

"Unë e kuptoj që NATO është e vlefshme për Evropën, dhe duhet të jetë. Ajo gjithashtu duhet të jetë e vlefshme edhe për Shtetet e Bashkuara", shtoi ai.

 

Rubio tha se qëllimi është të kemi një NATO "më të fortë".

 

SHBA-ja po e rivlerëson "vazhdimisht" praninë e tyre të trupave në gjithë botën, tha ai, duke shtuar: "Por përsëri, kjo është e gjitha punë teknike që po bëhet nga ushtarakë. Këto nuk janë vendime politike".

XS
SM
MD
LG