Lidhje


“Bashkëshorti im është diagnostikuar me kancer”/ Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të SHBA-së jep dorëheqjen, letër Trump-it: Largohem nga jeta publike

Drejtoresha e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, Tulsi Gabbard, ka njoftuar se do të japë dorëheqjen në fund të qershorit 2026, duke u tërhequr nga posti i saj për arsye familjare.

 

Në një letër drejtuar Presidentit Donald Trump, Gabbard shpjegon se bashkëshorti i saj, Abraham, është diagnostikuar me një formë shumë të rrallë të kancerit të kockave, duke e detyruar atë të largohet nga jeta publike.

 

“Fatkeqësisht duhet të dorëzoj dorëheqjen time, efektive më 30 qershor 2026… Në këtë moment duhet të tërhiqem për të qenë pranë bashkëshortit tim dhe për ta mbështetur në këtë betejë,” thuhet në letrën e saj.

 

Sipas burimeve të Shtëpisë së Bardhë, gjatë javëve të fundit kanë qarkulluar zëra se Gabbard po planifikonte largimin, megjithëse ajo kishte mohuar më herët se do të largohej nga administrata.

 

Zyrtarët amerikanë nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar mbi dorëheqjen.

 

Gjatë kohës së saj në detyrë, Gabbard është përballur me kritika për mesazhe kontradiktore, veçanërisht në lidhje me qëndrimin e SHBA-së ndaj luftës me Iranin, ku shpesh është përplasur me qëndrimet e Shtëpisë së Bardhë.

 

Ajo pritet të jetë një nga zyrtarët e fundit që largohet nga administrata, pas ndryshimeve të fundit në kabinet.

 

Tulsi Gabbard është një ish-ushtare e Gardës Kombëtare dhe ish-kongresiste demokrate nga Hawaii, e cila më vonë ndryshoi kah politik duke iu bashkuar Partisë Republikane.

 

Ajo kandidoi për presidente në vitin 2020 si demokrate, ndërsa në vitin 2024 mbështeti fushatën e Donald Trump dhe më pas u emërua në krye të inteligjencës amerikane, duke mbikëqyrur 18 agjenci të ndryshme të sigurisë kombëtare.

XS
SM
MD
LG