Lidhje


Kryetari i parlamentit të Iranit dhe ministri i jashtëm vizitojnë Katarin

 

Një delegacion i nivelit të lartë iranian, i udhëhequr nga kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Qalibaf dhe që përfshin ministrin e Jashtëm, Abbas Araghchi, ka mbërritur në kryeqytetin e Katarit, Doha, raportuan mediat iraniane, transmeton Anadolu.

 

Vizita është pjesë e përpjekjeve diplomatike të udhëhequra nga Pakistani për t’i dhënë fund konfliktit mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve IRNA.

 

Sipas agjencisë, do të zhvillohen konsultime me zyrtarë të lartë të Katarit lidhur me aspektet e negociatave për përfundimin e konfliktit.

 

Tensionet rajonale janë përshkallëzuar që kur SHBA-ja dhe Izraeli nisën sulme kundër Iranit në shkurt. Irani u kundërpërgjigj me sulme ndaj Izraelit, si dhe ndaj aleatëve të SHBA-së në Gjirin Persik, së bashku me mbylljen së Ngushticës së Hormuzit.

 

Një armëpushim hyri në fuqi më 8 prill përmes ndërmjetësimit pakistanez dhe më pas u zgjat pa afat nga presidenti amerikan, Donald Trump.

 

Të shtunën, Trump deklaroi se një marrëveshje me Iranin për t’i dhënë fund konfliktit është “kryesisht e negociuar” dhe pret finalizimin.

XS
SM
MD
LG