Rubio paralajmëron Iranin: marrëveshja po afrohet, mundet të arrihet pas pak ditësh
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka deklaruar se marrëveshjes për t’i dhënë fund luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit do t’i duhen ende “disa ditë” për t’u finalizuar, edhe pse palët janë afruar drejt një drafti të përbashkët.
Sipas Rubios, ekziston një dakordësi e fortë mbi formën paraprake të marrëveshjes, por detajet përfundimtare kërkojnë kohë, pasi edhe formulimi i një fjale apo fjalie mund të sjellë mosmarrëveshje. Ai theksoi se Uashingtoni do ta shqyrtojë tekstin me kujdes dhe se marrëveshja ose do të jetë “e mirë”, ose nuk do të ketë fare marrëveshje.
Rubio kritikoi ashpër edhe përpjekjet e Iranit për të mbyllur apo taksuar kalimin në Ngushticën e Hormuzit, duke e cilësuar një veprim të paligjshëm dhe të papranueshëm. Ai tha se rruga ujore strategjike duhet të mbetet e hapur, e lirë dhe pa pengesa për trafikun tregtar.
Deklaratat vijnë pas armëpushimit të ndërmjetësuar nga Pakistani, i cili hyri në fuqi më 8 prill, por nuk arriti të prodhonte një marrëveshje të qëndrueshme. Sipas Uashingtonit, drafti është tashmë në fazën finale, por pikat më të ndjeshme mbeten zbatimi, siguria rajonale dhe statusi i Ngushticës së Hormuzit.