Lidhje


Trump kërcënon Omanin dhe Iranin: “Hormuzi do jetë i hapur për të gjithë, ose do t’i hedhim në erë”

 

Presidenti Donald Trump tha se Ngushtica e Hormuzit do të jetë “e hapur për të gjithë” dhe se SHBA-të do ta “mbikëqyrin atë”, duke shtuar se këto kushte janë pjesë e negociatave me Iranin.

 

Trump e paralajmëroi gjithashtu Omanin të mos ndërhynte.

 

“Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët ose do të na duhet t’i hedhim në erë”, tha presidenti.

 

I pyetur nëse do të pranonte një marrëveshje afatshkurtër që do t’i lejonte Iranit dhe Omanit të kontrollonin rrugën ujore kritike, Trump tha: “Jo, ngushtica do të jetë e hapur për të gjithë”.

 

“Janë ujëra ndërkombëtare. Askush nuk do ta kontrollojë. Ne do ta mbikëqyrim. Do ta mbikëqyrim, por askush nuk do ta kontrollojë. Kjo është pjesë e negociatave që kemi”, shtoi ai.

 

Irani ka këmbëngulur që menaxhimi i ngushticës nuk ka të bëjë fare me SHBA-në , por do të koordinohet me Omanin, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei. Ky është një kusht që zyrtarë të tjerë iranianë e kanë përsëritur.

XS
SM
MD
LG