Lidhje


Trump shënjestron 15 vende: kërcënimi ndaj Omanit zbulon doktrinën e forcës së presidentit amerikan

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka kërcënuar, ka lënë të hapur mundësinë e sulmit ose ka sulmuar realisht 15 vende gjatë dy mandateve të tij, sipas një raporti të CNN të cituar edhe nga media të tjera. Kjo do të thotë afërsisht një në çdo 13 vende të botës.

 

Rasti më i fundit është Omani, të cilin Trump e paralajmëroi se mund të përballet me veprime ushtarake nëse përpiqet të kontrollojë Ngushticën e Hormuzit bashkë me Iranin. “Omani do të sillet njësoj si të gjithë të tjerët, ose do të na duhet t’i hedhim në erë”, tha ai në Shtëpinë e Bardhë.

 

Sipas raportit, kërcënimet dhe sulmet e Trump janë shtrirë në Lindjen e Mesme, Afrikë, Amerikën Latine dhe madje edhe ndaj aleatëve apo territoreve të lidhura me Perëndimin, si Kanadaja, Groenlanda dhe Panamaja. Gjatë mandatit aktual, SHBA ka kryer sulme në Iran, Irak, Nigeri, Somali, Siri, Venezuelë dhe Jemen, ndërsa Trump ka kërcënuar ose nuk ka përjashtuar veprime ushtarake ndaj disa vendeve të tjera.

 

Raporti thekson se përdorimi i kërcënimit me forcë është kthyer në një tipar të përsëritur të politikës së jashtme të Trump, me fokus të veçantë Lindjen e Mesme dhe Ngushticën e Hormuzit.

XS
SM
MD
LG