Lidhje


Izraeli ndez sërish jugun e Libanit: bombardime masive, evakuim gjigant dhe civilë të vrarë mes rrënojave

 

Izraeli ka kryer një valë të re sulmesh në jug të Libanit, duke goditur qytetin e Tirit dhe zonat përreth tij. Ushtria izraelite thotë se objektiv ishin infrastruktura të Hezbollahut, ndërsa pamjet nga terreni tregojnë ndërtesa të shembura, zjarre dhe banorë që largohen mes pluhurit e rrënojave.

 

Para sulmeve, Izraeli u kërkoi banorëve të lëviznin në veri të lumit Zahrani, në urdhrin më të madh të evakuimit që prej armëpushimit të 17 prillit. Sipas raportimeve, ky urdhër prek rreth 14% të territorit libanez.

 

Të dyja palët akuzojnë njëra-tjetrën për shkelje të armëpushimit. Izraeli pretendon se po përgjigjet ndaj sulmeve me dronë të Hezbollahut, ndërsa Hezbollahu thotë se është përleshur me forcat izraelite edhe jashtë zonës tampon.

 

Situata humanitare po rëndohet me shpejtësi. Strehimoret në Sidon janë mbushur, ndërsa autoritetet në Tir po u kërkojnë banorëve të zhvendosen drejt Bejrutit. Mediat libaneze raportojnë se një sulm izraelit me dron vrau gjashtë persona të një familjeje që po largohej, mes tyre edhe fëmijë.

 

Përshkallëzimi në Liban rrezikon të komplikojë edhe negociatat më të gjera për fundin e luftës mes SHBA-së dhe Izraelit nga njëra anë dhe Iranit nga ana tjetër, pasi Teherani kërkon që çdo marrëveshje të përfshijë edhe frontin libanez.

XS
SM
MD
LG