Lidhje


Shefja e spiunazhit britanik: 500 mijë ushtarë rusë të vrarë, “Putini po shkon prapa”

 

Gati 500 mijë ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e pushtimit të plotë të Ukrainës në vitin 2022, sipas drejtoreshës së GCHQ, agjencisë kryesore britanike të spiunazhit, Anne Keast-Butler.

 

Në fjalimin e saj të parë publik, ajo tha se Rusia po përballet me kosto të jashtëzakonshme në fushën e betejës, ndërsa “Putini po shkon prapa”.

 

Shefja e inteligjencës britanike paralajmëroi se Mbretëria e Bashkuar ndodhet në një “moment me pasoja”, pasi Rusia po synon infrastrukturën kritike, proceset demokratike, zinxhirët e furnizimit dhe besimin publik në vendet perëndimore.

 

Ajo e akuzoi Moskën për spiunazh, sabotim, përpjekje për vrasje dhe zhvillim të një “lufte hibride” të pashpallur kundër Britanisë dhe NATO-s.

 

BBC Russian dhe Mediazona kanë konfirmuar deri tani me emër mbi 223 mijë ushtarë rusë të vrarë, por ekspertët besojnë se shifra reale është shumë më e lartë. Keast-Butler paralajmëroi gjithashtu se Rusia dhe Kina po investojnë fuqishëm në hapësirë dhe teknologji ushtarake, ndërsa inteligjenca artificiale po ndryshon me shpejtësi ekuilibrat globalë të sigurisë.

XS
SM
MD
LG