Lidhje


Zelensky i kërkon Trump-it raketa amerikane për mbrojtje

 

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky i ka dërguar një letër presidentit të ShBA-së, Donald Trump. Përmes kësaj letre, Zelensky i ka kërkuar Trump të furnizojë Kievin me më shumë raketa.

   

Mediat shkruajnë se i vetmi mjet që Ukraina ka për të rrëzuar raketat balistike ruse janë raketat interceptuese të prodhimit amerikan të sistemit të mbrojtjes ajrore Patriot. 

 

Apeli vjen ndërsa Rusia intensifikon sulmet masive ajrore në Ukrainë dhe kërcënon publikisht një valë të re sulmesh me rreze të gjatë në Kiev.

 

Kjo duke përfshirë sulme në ato që Moska i përshkroi si qendrat vendimmarrëse të Ukrainës.  "Kur bëhet fjalë për mbrojtjen ajrore kundër raketave, ne mbështetemi te miqtë tanë. Kur bëhet fjalë për mbrojtjen kundër raketave balistike, ne mbështetemi pothuajse ekskluzivisht në Shtetet e Bashkuara," thuhet në letër.

XS
SM
MD
LG