Lidhje


Trump: Nuk do të ndihesha rehat që uraniumi iranian të shkonte në Rusi apo Kinë

 

Presidenti amerikan Donald Trump është shprehur se nuk është i gatshëm të pranojë që Rusia ose Kina të marrin rezervat e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë të Iranit.

 

Komentet Trump i bëri gjatë mbledhjes së Kabinetit Qeveritar në SHBA, teksa ka theksuar se nuk do të ndihej rehat që kjo të ndodhte.

 

Trump ka deklaruar gjithashtu se SHBA-të nuk do të pranonin kurrë një marrëveshje të keqe me Iranin dhe që Teherani të kishte armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG