Ish-Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi diagnostikohet me kancer
Thursday, 28 May 2026 16:35
sh-Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, e shkarkuar muajin e kaluar nga Presidenti Donald Trump, është diagnostikuar me kancer në tiroide. Ajo ka bërë të ditur se po i nënshtrohet trajtimit dhe se disa javë më parë ka kryer edhe një ndërhyrje kirurgjikale.
Pavarësisht diagnozës, Bondi do të vazhdojë të punojë dhe pritet t’i bashkohet këshillit të ri këshillues të Shtëpisë së Bardhë për Inteligjencën Artificiale, PCAST. Ky është roli i saj i parë publik pas largimit nga Departamenti i Drejtësisë.
Largimi i Bondit nga administrata Trump erdhi mes kritikave për mënyrën si Departamenti i Drejtësisë trajtoi publikimin e dosjeve Epstein. Ajo është një nga disa figura të kabinetit Trump që janë larguar nga detyra gjatë këtij viti.