Lidhje


SHBA-ja rivendos sanksionet ndaj raportueses speciale të OKB-së, Francesca Albanese

 

Shtetet e Bashkuara kanë rivendosur sanksionet ndaj Francesca Albanese, raportuese speciale e OKB-së për Territoret e Pushtuara Palestineze, vetëm pak ditë pasi ato u pezulluan me vendim gjykate.

 

Albanese u rishtua në listën e sanksioneve të Departamentit amerikan të Thesarit, pasi një gjykatë apeli në SHBA pezulloi përkohësisht vendimin e mëparshëm që e kishte mbrojtur atë mbi bazën e lirisë së fjalës.

 

Administrata Trump e kishte sanksionuar Albanese-n në korrik 2025, pasi ajo kishte nxitur Gjykatën Ndërkombëtare Penale të ndiqte zyrtarë izraelitë për krime lufte në Gaza dhe kishte kritikuar korporata të mëdha që, sipas saj, lehtësojnë pushtimin izraelit.

 

Sanksionet i ndalojnë Albanese-s hyrjen në SHBA, aksesin në sistemin bankar amerikan dhe marrëdhëniet e biznesit me persona apo subjekte në SHBA. Çështja ka shkaktuar debat të fortë mbi lirinë e fjalës, rolin e OKB-së dhe mbrojtjen amerikane ndaj Izraelit në luftën në Gaza.

XS
SM
MD
LG