Lidhje


Hezbollahu godet me dronë dhe antitank: vritet ushtarja izraelite, rritet alarmi në kufirin me Libanin

 

Një ushtare izraelite u vra dhe shtatë ushtarë të tjerë u plagosën pas sulmeve me dronë dhe raketa antitank të Hezbollahut në veri të Izraelit dhe në jug të Libanit. Ushtria izraelite njoftoi se ushtarja Rotem Yanai, pjesë e Brigadës Givati, humbi jetën nga shpërthimi i një droni pranë vendbanimit Shomera, afër kufirit me Libanin.

 

Sipas mediave izraelite, Hezbollahu lëshoi tre dronë drejt zonës, njëri prej të cilëve shpërtheu dhe shkaktoi zjarr, ndërsa dy të tjerë shpërthyen më pas në të njëjtin vend. Në një incident tjetër, dy ushtarë të Brigadës Golani u plagosën lehtë nga një sulm me raketa antitank gjatë një operacioni në jug të Libanit.

 

Sulmet vijnë mes akuzave të ndërsjella për shkelje të armëpushimit të shpallur më 17 prill. Izraeli thotë se dronët e Hezbollahut janë kthyer në një kërcënim serioz për shkak të vështirësisë në zbulimin e tyre, ndërsa përplasjet në kufi po e mbajnë të ndezur rrezikun e një përshkallëzimi të ri në Liban.

XS
SM
MD
LG