Lidhje


NATO ngre bazë të re në Baltik, Gjermania dhe Holanda shtojnë presionin ndaj Rusisë

 

Komanda e përbashkët ushtarake gjermano-holandeze GNC1 do të ngrejë këtë vit një bazë taktike në rajonin e Baltikut, me qëllim forcimin e krahut lindor të NATO-s dhe rritjen e gatishmërisë përballë Rusisë.

 

Sipas Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, kjo komandë do të ketë rol drejtues në Estoni dhe Letoni, duke planifikuar stërvitje ushtarake, përgatitje për skenarë konflikti dhe komandim trupash në rast lufte. Në situata emergjente, GNC1 mund të mbështesë deri në 50 mijë trupa.

 

Baza e re synon të përshpejtojë reagimin e NATO-s në Baltik, ku aktualisht forcat aleate koordinohen nga komanda në Szczecin të Polonisë. Vendimi vjen në një klimë të tensionuar sigurie, pas rasteve të sabotimit ndaj infrastrukturës nënujore në rajon dhe pas nisjes së programit të NATO-s “Shtegu Baltik” për mbikëqyrje dhe mbrojtje më të fortë.

XS
SM
MD
LG