Izraeli përplaset fort me OKB-në: S'kemi më punë me Antonio Guterres!
Izraeli ka ndërprerë të gjitha kontaktet me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, pasi u përfshi në një listë të Kombeve të Bashkuara për dhunë seksuale në zonat e konfliktit.
Vendimi është cilësuar “skandaloz” nga ambasadori izraelit në OKB, Danny Danon, i cili akuzoi organizatën se po vendos Izraelin në të njëjtën kategori me Hamasin.
Raporti vjetor i OKB-së përmend “informacion të besueshëm” mbi dhunë seksuale të pretenduar nga forcat izraelite të sigurisë ndaj palestinezëve në burgje dhe qendra ndalimi. Izraeli i mohon akuzat dhe thotë se OKB-ja nuk ka pranuar të verifikojë pretendimet në terren, ndërsa OKB-ja thekson se inspektorëve u është mohuar qasja në ambientet e ndalimit.
Përplasja thellon edhe më shumë krizën mes Izraelit dhe Kombeve të Bashkuara, marrëdhënie që janë përkeqësuar ndjeshëm pas sulmit të Hamasit të 7 tetorit 2023 dhe luftës në Gaza. Ndërkohë, zyra e Guterres ka reaguar duke thënë se dera e sekretarit të përgjithshëm mbetet e hapur.