Lidhje


Ali Ahmeti i përgjigjet Kurtit: “Po dëmtohen arritjet kombëtare, VLEN është zgjedhje e VMRO-së”

 

Ali Ahmeti ka reaguar ndaj kritikave të Albin Kurtit për rolin e BDI-së në qeverisjen e Maqedonisë së Veriut, duke thënë se deklarata të tilla po dëmtojnë arritjet politike të shqiptarëve në rajon. Ahmeti mbrojti Marrëveshjen e Ohrit, duke e cilësuar si themel të paqes, bashkëjetesës dhe avancimit të të drejtave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

 

Ai tha se gjatë qeverisjes së BDI-së u arrit zyrtarizimi i gjuhës shqipe, përdorimi institucional i flamurit kombëtar, hapja e universiteteve në shqip, rritja e përfaqësimit të shqiptarëve në administratë dhe drejtimi i institucioneve të rëndësishme nga shqiptarët, përfshirë postin e kryeministrit dhe kryeparlamentarit.

 

Ahmeti akuzoi VLEN-in se nuk përfaqëson vullnetin e shqiptarëve, pasi sipas tij humbi zgjedhjet dhe hyri në qeveri si zgjedhje e VMRO-së. Ai paralajmëroi se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po humbasin pozita të fituara, duke përmendur gjuhën shqipe, flamurin, administratën dhe institucionet.

 

Në fund, Ahmeti e ashpërsoi tonin duke thënë se Serbia ka “shkelur me dy këmbë” në Maqedoninë e Veriut, duke iu referuar rolit të Ivan Stoilkoviçit në qeveri dhe lidhjeve të tij me Beogradin, Moskën dhe Banja Llukën.

XS
SM
MD
LG