Lidhje


I.zraeli sekuestron 30 hektarë tokë palestineze në Bregun Perëndimor

Autoritetet izraelite kanë lëshuar një urdhër ushtarak për sekuestrimin e 30 hektarëve tokë palestineze pranë Betlehemit në Bregun Perëndimor të pushtuar, duke e arsyetuar vendimin me nevojën për shpronësim për qëllime publike.

 

Lajmin e bëri të ditur Moayad Shaaban, kreu i Komisionit Palestinez të Rezistencës ndaj Murit dhe Vendbanimeve, i cili tha se urdhri përfshin tokën në zonën Jabal Al-Fureidis dhe synon të lehtësojë zhvillimin e një vendi që Izraeli e konsideron si lokacion arkeologjik.

 

Sipas Shaaban, ky është urdhri i tretë për shpronësim që autoritetet izraelite kanë lëshuar që nga fillimi i vitit 2026. Ai paralajmëroi se masa është pjesë e një politike më të gjerë për vendosjen e kontrollit ligjor dhe administrativ mbi tokat palestineze dhe përdorimin e tyre për projekte që lidhen me zgjerimin e vendbanimeve izraelite.

 

Në deklaratën e tij, Shaaban theksoi se autoritetet izraelite kishin shpallur më herët, në vitin 2024, edhe 17.1 hektarë tokë përreth zonës si tokë shtetërore.

 

Ai shtoi se shënjestrimi i vendeve arkeologjike dhe të trashëgimisë palestineze nuk lidhet vetëm me kontrollin e territorit, por edhe me përpjekjet për të ndryshuar peizazhin historik dhe kulturor të zonës në funksion të projekteve të vendbanimeve.

XS
SM
MD
LG