Irani sulmoi Izraelin, Trump i bën thirrje Tehranit të kthehet në tryezën e negociatave
Monday, 08 June 2026 14:45
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, i ka bërë thirrje Iranit të rikthehet në tryezën e negociatave pasi ky i fundit lëshoi raketa drejt veriut të Izraelit.
Duke folur për rrjetin amerikan Fox News, Trump përcolli këtë mesazh për Iranin:
“I keni lëshuar raketat tuaja. Kaq mjafton. Kthehuni në tryezën e negociatave dhe arrini një marrëveshje. Do të kisha thënë se marrëveshja do të nënshkruhej të hënën, të martën ose të mërkurën, dhe tani ndodh kjo”, tha presidenti amerikan.
“Forcat e armatosura amerikane janë në gjendje gatishmërie”, shtoi ai.