“SHBA të mbajë përgjegjësi”, Irani paralajmëron Uashingtonin për pasojat e veprimeve të Izraelit
Shtetet e Bashkuara të “mbajnë përgjegjësi” për veprimet e Izraelit, tha të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme iraniane, Esmaeil Baghaei, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Tasnim.
SHBA-të “ të mbajnë përgjegjësi si palë në marrëveshjen e armëpushimit të 8 prillit”, u citua Baghaei nga agjencia shtetërore e lajmeve Tasnim, duke shtuar se “çfarëdo që të ndodhë në rajon, përgjegjësia e drejtpërdrejtë e Shteteve të Bashkuara është përcaktuar dhe do të mbajë gjithashtu përgjegjësinë për pasojat e çdo përshkallëzimi”.
“Qëllimi i negociatave ishte t’i jepej fund luftës kundër Iranit dhe ne kishim konsideruar gjithashtu përfundimin e konfliktit në Liban si pjesë të armëpushimit”, shtoi ai, duke paralajmëruar se minimi i kësaj premise do të ndikonte “në mënyrë të pashmangshme” në procesin diplomatik.
Irani këmbëngul se “në asnjë rrethanë” nuk do të lejojë që Izraeli dhe SHBA-të të vazhdojnë të sulmojnë Republikën Islamike, vetëm për t’u “nxjerë më pas një deklaratë të përgjithshme duke pretenduar se ata mbeten të përkushtuar ndaj një armëpushimi, një armëpushim që po shkelet vazhdimisht dhe në mënyrë të përsëritur”, tha ai, duke shtuar se megjithatë procesi diplomatik vazhdon përmes ndërmjetësve pakistanezë.