India implementon ligjin ksenofob, 'anti-musliman' të shtetësisë të vitit 2019 disa javë para zgjedhjeve
Qeveria e kryeministrit Narendra Modi shpall rregullat për të zbatuar ligjin e diskutueshëm, disa javë përpara se ai të kërkojë një mandat të tretë (të pazakontë) në maj. Qeveria indiane ka shpallur rregullat për zbatimin e Aktit të Ndryshimit të Shtetësisë (CAA), disa javë përpara se kryeministri Narendra Modi të kërkojë një mandat të tretë për qeverinë e tij nacionaliste hindu.Ligji i diskutueshëm i miratuar në vitin 2019 nga qeveria e Modit lejoi shtetësinë indiane për refugjatët jomuslimanë nga vendet fqinje të Indisë.
Ai deklaroi se hindutë, parsiët, sikët, budistët, xhainët dhe të krishterët që u larguan prej Afganistanit, Bangladeshit dhe Pakistanit kryesisht myslimanë drejt Indisë me shumicë hinduiste, përpara 31 dhjetorit 2014, kishin të drejtë për shtetësi.
Ligji u shpall si "anti-musliman" nga disa grupe të të drejtave në mënyrë që të mbajë komunitetin jashtë habitatit të vet, duke ngritur pikëpyetje mbi karakterin laik të demokracisë më të madhe në botë.
Qeveria e Modit nuk i pati implementuar rregullat që buonin nga ligji për shkak të protestave mbarëkombëtare të cilat u ngritën kundër miratimit të tij në dhjetor 2019.
Dhuna shpërtheu në kryeqytetin, Nju Delhi, gjatë protestave në të cilat dhjetëra njerëz, shumica prej tyre myslimanë, u vranë dhe qindra u plagosën gjatë ditëve të trazirave.
"Qeveria Modi njofton zbatimin e Aktit të Ndryshimit të Shtetësisë," tha një zëdhënës i qeverisë, sipas një raporti të agjencisë së lajmeve Reuters të hënën.
“Ishte një pjesë integrale e manifestit [zgjedhor] të BJP 2019. Kjo do të hapë rrugën që të përndjekurit të marrin shtetësinë në Indi, "tha ai, duke iu referuar Partisë Bharatiya Janata (BJP) në pushtet./Nga Aljazeera