Irani: 6 miliardë dollarë nga fondet në Katar "duhet të lirohen" sipas marrëveshjes me SHBA-në
Monday, 29 June 2026 14:08
Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian tha të hënën se 6 miliardë dollarë nga fondet e Iranit të mbajtura në Katar "duhet të lirohen" dhe të kthehen në vend sipas marrëveshjes me SHBA-në, transmeton Anadolu.
“Bazuar në planet e bëra, 6 miliardë dollarë nga një total prej 12 miliardë dollarësh të fondeve të Iranit në Katar duhet të lirohen dhe të kthehen në vend”, tha Pezeshkian gjatë një takimi me Ajatollahin e Madh Shobeiri Zanjani, sipas agjencisë së lajmeve ISNA.
Ai shtoi se “po vijojnë ndjekjet e nevojshme” për kthimin e fondeve të mbetura.