Lidhje


Politikani francez thirrjen e presidentit Erdoğan për samit të paqes Rusi-Ukrainë e paraqiti në parlament

Lideri opozitar në Francë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Komuniste të Francës (PCF) Fabien Roussel, duke theksuar se nuk janë përdorur të gjitha mjetet diplomatike për armëpushim në luftën Rusi-Ukrainë, e paraqiti në rend dite në Parlament thirrjen e presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan për një samit të paqes, raporton Anadolu. Situata në Ukrainë dhe marrëveshja e sigurisë e nënshkruar midis Francës dhe Ukrainës më 16 shkurt po diskutohet në Asamblenë e Përgjithshme të Parlamentit Kombëtar. Duke folur në seancën parlamentare, deputeti Roussel tha se gjithçka duhet bërë për njerëzimin, për t'i dhënë fund luftës Rusi-Ukrainë dhe për të siguruar armëpushim.

 

Ai pohoi se përfundimisht do të zhvillohen negociata midis Rusisë dhe Ukrainës. "Atëherë mos të humbim asnjë minutë, sepse çdo orë, çdo ditë, çdo javë sjell me vete shumë vdekje dhe shkatërrim", tha Roussel.

 

Roussel tha se në këtë luftë nuk janë përdorur të gjitha mjetet diplomatike për armëpushim, ndërsa vuri në dukje në deklaratën e presidentit turk Erdoğan, të cilën e bëri më 8 mars në Istanbul pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy se "Ne jemi të gatshëm të presim një samit paqeje në të cilin do të jetë e pranishme edhe Rusia".

 

"Brazili, India, Kina madje edhe Afrika e Jugut kanë bërë ofertat e tyre. Të premten presidenti Erdoğan tha se është i gatshëm që Türkiye të presë një samit Rusi-Ukrainë. Rusia tha se është e gatshme për armëpushim", u shpreh Roussel.

 

Deputeti francez theksoi se mbështetja për Ukrainën duhet të sigurohet pa kaluar "vijat e kuqe" në mënyrë që të parandalohet që vendi i tij të shkojë në luftë kundër Rusisë.

 

Ai nënvizoi se deklaratat e presidentit francez Emmanuel Macron se "mundësia e dërgimit të trupave ushtarake në Ukrainë mund të jetë në tryezë" e kanë tronditur popullatën, duke vlerësuar se marrëveshja e sigurisë e nënshkruar mes Francës dhe Ukrainës nuk do ta qetësojë luftën.

 

Roussel potencoi se është kundër anëtarësimit të Ukrainës në NATO dhe Bashkimin Evropian (BE).

 

Duke iu referuar sulmeve të Izraelit ndaj Gazës, Roussel tha se nuk duhen shfaqur standarde të dyfishta kur bëhet fjalë për dënimin e llojit të krimeve të vuajtura nga populli palestinez në Gaza dhe Bregun Perëndimor./Nga AA

 

Roussel i bëri thirrje Francës që të njohë një shtet palestinez në kuadër të kufijve të vitit 1967, duke shtuar se ky hap do të ishte veprim i fortë politik që do t'i shtynte vendet e tjera të marrin vendime në këtë drejtim.

XS
SM
MD
LG