Lidhje


Trump kërkon Groenlandën, Danimarka i përgjigjet nga NATO: “Nuk është në shitje, do ta mbrojmë çdo centimetër”

 

Kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha të mërkurën në Ankara se Danimarka është gati të mbrojë çdo centimetër të NATO-s, përfshirë mbretërinë e Danimarkës. Kjo deklaratë e saj erdhi një ditë pasi presidenti i SHBA-së Donald Trump përsëriti se Groenlanda duhet të kontrollohet nga SHBA-të.

 

“Jemi të gatshëm të mbrojmë çdo centimetër të NATO-s, përfshirë territorin tonë… Sigurisht që do ta mbrojmë mbretërinë e Danimarkës”, tha Frederiksen duke përsëritur se Groenlanda nuk ishte në shitje.

 

“Një nga arsyet pse e kemi ndërtuar NATO-n shumë, shumë vite më parë, është se nëse i ndodh diçka njërit prej nesh, atëherë të gjithë duhet të mbrojnë njëri-tjetrin”, tha ajo.

 

Pohimet e Trump se SHBA-të duhet të fitojnë ose kontrollojnë Groenlandën, një territor gjysmëautonom danez, kanë tensionuar prej kohësh marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Kopenhagenit – të dyja anëtare themeluese të NATO-s – dhe në përgjithësi lidhjet e SHBA-së me Evropën.

XS
SM
MD
LG