Lidhje


Netanyahu: Do të fillojmë ofensivën tokësore në Rafah pavarësisht presionit ndërkombëtar

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka presion ndërkombëtar ndaj vendit të tij që të mos kryejnë një ofensivë tokësore në Rafah të Rripit të Gazës, ku aktualisht po strehohen palestinezët e zhvendosur nga pjesët e tjera të enklavës, por shtoi se do t'i “zmbrapsë” këto presione dhe “do të hyjë në Rafah”, transmeton Anadolu.“Ndërsa ushtria izraelite po përgatitet të vazhdojë luftimin në Rafah, ne po përballemi gjithashtu me presion ndërkombëtar që po na pengon nga hyrja në rajon dhe kryerja e punës”, ka thënë Netanyahu gjatë një vizite në një repart ushtarak, njoftoi Kryeministria e Izraelit në një deklaratë.

 

“Si kryeministër i Izraelit, unë do t’i zmbraps këto presione. Ne do të hyjmë në Rafah”, ka theksuar ai.

 

Administrata izraelite ka thënë prej kohësh se do të nisë një sulm tokësor në Rafah, ku janë strehuar rreth 1,5 milion palestinezë.

 

Komuniteti ndërkombëtar i bën thirrje Izraelit të mos e ndërmarrë këtë hap, duke deklaruar se një sulm tokësor në Rafah do të ketë pasoja të rënda./Nga AA

XS
SM
MD
LG