Lidhje


Goditje për Pedro Sánchez: Bashkëshortja e tij dërgohet në gjyq për ndikim të paligjshëm dhe shpërdorim fondesh

 

Begoña Gómez, bashkëshortja e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, do të gjykohet nga një juri qytetare për akuzat e ushtrimit të ndikimit dhe shpërdorimit të fondeve publike, pas vendimit të Gjykatës Provinciale të Madridit. Ajo i mohon akuzat.

 

Gjykata pranoi pjesërisht ankimin e mbrojtjes, duke rrëzuar akuzat për korrupsion në biznes dhe përvetësim të paligjshëm. Po ashtu, u hoqën masat që e ndalonin Gómez të largohej nga Spanja, detyrimi për dorëzimin e pasaportës dhe paraqitja periodike në gjykatë. Megjithatë, dy akuzat kryesore mbeten në fuqi dhe çështja do të vazhdojë sipas procedurës së gjykimit me juri.

 

Hetimi lidhet me dyshimet se Gómez ka përdorur pozitën e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar përfitime profesionale dhe se një punonjëse e Pallatit Moncloa është përdorur për veprimtari të lidhura me projektet e saj private dhe akademike. Çështja nisi pas kallëzimeve të paraqitura nga grupe të së djathtës ekstreme, ndërsa edhe Prokuroria e Shtetit kishte kërkuar pushimin e saj.

 

Zyra e Sánchezit reagoi duke këmbëngulur se Gómez është e pafajshme dhe se procesi është i motivuar politikisht, i ngritur mbi akuza të rreme me synim përndjekjen e familjes së kryeministrit. Vendimi shton presionin mbi qeverinë socialiste, e cila prej muajsh përballet me një seri hetimesh që prekin familjarë dhe bashkëpunëtorë të afërt të Sánchezit.

XS
SM
MD
LG