Lidhje


Ushtria izraelite pranoi se palestinezi të cilin e vrau mbante një biçikletë, jo raketë

Ushtria izraelite ka pranuar se palestinezi që qëlloi dhe vrau me një dron në lagjen Zeitoun në veri të Rripit të Gazës, duke pretenduar se ai "kishte një raketë-hedhë", në të vërtetë mbante një biçikletë, raporton Anadolu.Më 3 mars ushtria izraelite publikoi pamjet nga droni në të cilin një prej dy personave që po ecnin mes rrënojave në lagjen Zeitoun në veri të Rripit Gazës u shënjestrua me pretendimin se po mbante një raketë-hedhës.Pas pyetjes së gazetarit të AA-së, zyra e zëdhënësit të ushtrisë izraelite pranoi se palestinezi që ata vranë me një mjet ajror pa pilot (dron) të armatosur në lagjen Zeitoun me pretendimin se mbante një raketë-hedhës, në të vërtetë ai mbante një biçikletë.

 

Duke bërë të ditur se rajoni është fushëbetejë dhe se njësitë e ushtrisë kanë zhvilluar përleshje të shumta me elementët e armatosur të lidhur me Hamasin këtu, zyra e zëdhënësit pretendon se destinacioni që u shënjestrua nga droni izraelit është përdorur më parë nga elementë të armatosur në rajon për të kontrabanduar armë dhe për të kryer sulme.

 

Po ashtu zyra e zëdhënësit kërkoi falje për "konkluzionin e gabuar" duke pretenduar se ushtria izraelite e identifikoi personin me biçikletë si një person që mbante raketë-hedhës dhe se vendimi për sulmin është marrë me vlerësimin e menjëhershëm të situatës.

 

Zyra e zëdhënësit njoftoi se ngjarja i është referuar njësisë përkatëse që heton situatat e jashtëzakonshme./Nga AA

XS
SM
MD
LG