Lidhje


Vuçiç: Bashkëpunimi me Bavarinë i rëndësishëm për Serbinë , kompanitë e këtij shteti gjerman punësojnë 25 mijë punëtorë në Serbi.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se bota po përballet me dy skenarë të mundshëm, një luftë të tretë botërore ose një armëpushim afatgjatë në Ukrainë, raporton Anadolu. “Një skenar është nëse Perëndimi do të shkojë në drejtim të një konflikti të plotë me Rusinë, pasi nuk është krejtësisht e lehtë të ndalosh ushtrinë ruse në terren”, tha Vuçiq dje në një konferencë të përbashkët për media në Beograd me presidentin e shtetit gjerman Bavaria, Markus Soder.“Dhe e dyta është se me ndihmën e SHBA-së dhe Kinës, do të vendosej një lloj armëpushimi afatgjatë, në mos paqe e përhershme, që do të nënkuptonte një lehtësim të madh për botën”, shtoi Vuçiq.

 

Ai theksoi se nëse shkon në drejtim të konfliktit, askush nuk do të fitonte asgjë.

 

Soder, nga ana e tij, tha se është shumë e rëndësishme që Serbia të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian (BE) dhe se Bavaria do ta mbështesë atë.

 

“Ne jemi duke mbrojtur fuqishëm që Serbia të anëtarësohet në BE. Do të ishte një turp i madh për Evropën, por mendoj edhe për Serbinë, nëse nuk shkoni në atë rrugë”, tha Soder.

 

Ai tha se është e rëndësishme që Serbia, si shteti më i fortë në Ballkan, me traditë evropiane, të jetë një partner i fortë dhe i mirë.

 

Më tej, Soder po ashtu tha se Bavaria do të hapë një zyrë përfaqësuese në Beograd, e cila do të jetë përgjegjëse për zhvillimin e bashkëpunimit ekonomik, shkencor dhe teknik.

 

Vuçiq tha se bashkëpunimi me Bavarinë është i rëndësishëm për Serbinë pasi kompanitë e këtij shteti gjerman punësojnë 25 mijë punëtorë në Serbi.

 

Vuçiq nderoi mysafirin nga Gjermanie edhe me Urdhrin Shtetëror Serb, çmimi më i lartë i vendit../Nga AA

XS
SM
MD
LG