Kriza në Ceuta, Sanchez kritika vendeve të BE-së: Reagime egoiste dhe përçarëse
Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, u është kundërpërgjigjur disa vendeve të Bashkimit Evropian për atë që ai e cilësoi si reagimin e tyre ‘egoist, përçarës dhe të paligjshëm’ ndaj kalimeve masive të kufirit në Ceuta, ndërsa falënderoi Marokun për ndihmën e tij në përballimin e kësaj krize.
Në një letër drejtuar Brukselit, ai tha se disa shtete evropiane kanë zgjedhur të “sulmojnë” Spanjën dhe të kërkojnë përjashtimin e saj të përkohshëm nga zona Shengen, të nxitura nga “paragjykime, lajme të rreme, injorancë ose interesa politike” që është në kundërshtim me ligjin evropian, ligjin humanitar dhe parimet e solidaritetit të BE-së.
Sanchez argumentoi se në më pak se 48 orë, qeveria e tij arriti të “rikthente plotësisht kontrollin e kufirit, të ofronte ndihmë të gjerë humanitare, të kthente pothuajse të gjithë emigrantët që kaluan kufirin në mënyrë të parregullt dhe të parandalonte çdo lëvizje të paautorizuar drejt Evropës kontinentale”.
“E gjithë kjo është arritur në koordinim të ngushtë me autoritetet marokene dhe me shumë pak mbështetje nga shtetet e tjera evropiane ”, shtoi ai.
Ai bëri thirrje për një takim urgjent të ministrave të brendshëm të BE-së “si një çështje urgjente”.
El Pais raportoi se Ceuta “po kthehet gradualisht në normalitet” këtë mëngjes, me dyqanet që po rihapen, trafikun që lëviz lirshëm dhe furnizimet me karburant janë rikthyer pas disa ditësh ndërprerjesh.