Lidhje


Më shumë se 80 persona janë arrestuar në spitalin al-Shifa, duke përfshirë stafin mjekësor, gazetarë dhe të evakuarit.

Brenda 45 minutave të fundit, morëm raportet e konfirmuara se kolegu ynë arab i Al Jazeera, Ismail al-Ghoul dhe ekuipazhi i tij që ishin strehuar brenda spitalit u ndaluan nga forcat pushtuese.Dëshmitarët brenda spitalit thanë se ata ishin rrahur përpara se të dërgoheshin në një vend të panjohur.Tani për tani, ne po marrim raporte të konfirmuara nga një mjek brenda spitalit se ushtria izraelite ndodhet brenda oborrit të spitalit ku trupat janë shtrirë në tokë.Ka edhe të lënduar të shumtë,numërohen me dhjetëra . Stafi mjekësor dhe ndihmësmjekët nuk janë në gjendje të arrijnë tek ata dhe t'i zhvendosin brenda ndërtesës.

 

Nga aljazeeralive

XS
SM
MD
LG