Lidhje


Brigadat Qassam njoftuan se kanë shënjestruar 8 automjete ushtarake izraelite

Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz ad-Din al-Qassam, njoftoi se ka shënjestruar 8 automjete ushtarake izraelite në jug të Rripit të Gazës.

Në deklaratën me shkrim të Brigadave Qassam thuhet se “5 automjete ushtarake izraelite janë shënjestruar me raketa Yasin 105 në lindje të qytetit Khan Younis në jug të Gazës”.

 

Në një deklaratë tjetër të Brigadave Qassam, thuhet se në të njëjtin rajon janë shënjestruar edhe 3 automjete të tjera ushtarake izraelite me raketa “Yasin 105”.

 

Në deklaratë thuhet se një sulm me raketa u krye ndaj qytezës Birus Sebi në përgjigje të masakrës së Izraelit ndaj civilëve në Gaza.

XS
SM
MD
LG