Lidhje


Gjermania drejt kthesës së madhe?/ AfD: Mbyllim kufijtë, dalim nga Schengeni

 

Alternativa për Gjermaninë (AfD) po sinjalizon një ndryshim radikal të kursit gjerman nëse arrin në pushtet. Bashkëkryetarja Alice Weidel deklaroi në intervistën verore të ZDF se partia synon mbylljen e kufijve, daljen e Gjermanisë nga Schengeni dhe largimin nga euro, duke argumentuar se politikat aktuale të emigracionit rrezikojnë sigurinë dhe se monedha e përbashkët ka dëmtuar ekonominë gjermane.

 

Weidel kërkon gjithashtu më shumë dëbime dhe më pak natyralizime, përfshirë kthimin e shtetasve sirianë. Deklaratat marrin peshë të veçantë pasi AfD është aktualisht forca e parë në Politbarometrin e ZDF me 27%, përpara CDU/CSU me 22%, ndërsa në Saksoni-Anhalt sondazhet e vendosin rreth 41% përpara zgjedhjeve të 6 shtatorit.

 

 

XS
SM
MD
LG