Lidhje


“10 milionë $ për Barron Trump?”/ TV shtetëror iranian e vë në shënjestër, Secret Service hap hetim

 

Shërbimi Sekret amerikan ka nisur hetimet pas publikimit nga media shtetërore iraniane të një videoje kërcënuese ndaj Barron Trump, djalit të presidentit Donald Trump. Sipas raportimeve, materiali pretendonte se lëvizjet e Barron po gjurmoheshin dhe përmendte një shpërblim prej 10 milionë dollarësh për vrasjen e tij, pretendim që nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur.

 

Zëdhënësi i Secret Service, Nate Herring, konfirmoi se agjencia është në dijeni të videos dhe se heton çdo material që mund të perceptohet si kërcënim ndaj personave që mbron, por nuk dha detaje të tjera për arsye sigurie.

 

Rasti vjen pas një serie materialesh kërcënuese nga media iraniane ndaj Trump dhe familjes së tij, të publikuara pas vrasjes së Ali Khameneit në sulmet amerikano-izraelite të 28 shkurtit. Ndërkohë, siguria rreth presidentit amerikan është shtuar ndjeshëm pas disa incidenteve dhe paralajmërimeve për atentate të mundshme.

XS
SM
MD
LG