Lidhje


Krizë e thellë Brazil–Izrael: pa ambasador, por ambasada nuk është mbyllur

 

Pretendimi se Brazili ka mbyllur Ambasadën e Izraelit dhe ka dëbuar ambasadorin izraelit është i rremë. Verifikimet e bëra pas përhapjes së lajmit në rrjetet sociale tregojnë se ambasada izraelite në Brasília vazhdon normalisht aktivitetin. Faqja zyrtare e Ministrisë së Jashtme të Izraelit e liston ende misionin diplomatik, shërbimet konsullore dhe drejtuesen e tij aktuale, Rasha Athamni, e cila ushtron detyrën e të ngarkuarës me punë.

 

Ajo që ka ndodhur realisht është një ulje e fortë e nivelit të marrëdhënieve diplomatike. Ambasadori Daniel Zonshine përfundoi mandatin e tij në gusht 2025. Izraeli propozoi diplomatin Gali Dagan si pasardhës, por qeveria braziliane nuk i dha agrément, miratimin diplomatik të nevojshëm për emërimin. Më 25 gusht 2025, Izraeli e tërhoqi kandidaturën dhe marrëdhëniet mbetën në nivel të të ngarkuarit me punë.

 

Pra, Brazili nuk e ka dëbuar ambasadorin dhe nuk e ka mbyllur ambasadën izraelite. Por pas përplasjeve të forta politike mes qeverisë së Luiz Inácio Lula da Silva dhe Izraelit, dy vendet aktualisht nuk kanë marrëdhënie diplomatike në nivel ambasadorësh. Madje, faqja zyrtare e ambasadës izraelite vazhdon të publikojë aktivitet, shërbime dhe njoftime gjatë vitit 2026, çka e përjashton pretendimin për mbylljen e saj.

XS
SM
MD
LG