“Do t’i përgjigjemi vdekjes me vdekje”, Medvedev për sulmin me 40 të vrarë në Moskë: Nëse ukrainasit janë të përfshirë, do t’i shkatërrojmë
Presienti rus Vladimir Putin është informuar në kohë reale për sulmin terrorist të mbrëmjes së sotme që la të vdekur 40 persona dhe plagosi 100 të tjerë në një sallë koncerti në Moskë.Nga ana tjetër, ish-presidenti rus, Dmitry Medvedev ka paralajmëruar se nëse Ukraina fshihet pas sulmit, do të ketë pasoja të rënda.Videot dhe fotot e shpërndara në rrjetet sociale treguan persona të armatosur duke hyrë në sallë dhe duke hapur zjarr, përpara fillimit të një koncerti nga grupi muzikor rus, Piknik.
“Rusia do t’i përgjigjet “vdekjes me vdekje. Nëse vërtetohet se pas tij ka terroristë nga regjimi i Kievit, ata të gjithë do të duhet të gjenden dhe të vriten pa mëshirë. Përfshirë udhëheqësit e shtetit që kreu mizori të tilla.“- u shpreh ish-presidenti rus./Top-channel.tv