Lidhje


Aktivizohet ‘Marrëveshja e Mekës’, Turqia dhe Pakistani dërgojnë trupa në Arabinë Saudite

 

ARABI SAUDITE- Turqia dhe Pakistani do të mbështesin Arabinë Saudite në kuadër të Marrëveshjes së Mekës, e cila parashikon masa të përbashkëta mbrojtëse mes tre vendeve. Vendimi për aktivizimin e mekanizmit të mbrojtjes kolektive u mor pas një takimi urgjent në Riad, në një kohë kur tensionet në rajon janë përshkallëzuar pas sulmeve të rebelëve Huthi ndaj territorit saudit.

 

Sipas raportimeve nga mediat e huaja, detajet e dislokimit ende nuk janë bërë të ditura, përfshirë numrin e trupave, njësitë që do të angazhohen, kohën e vendosjes dhe rregullat e ndërhyrjes. Tre vendet kanë konfirmuar angazhimin për përmbushjen e detyrimeve të mbrojtjes së përbashkët, ndërsa janë dënuar sulmet ndaj Mekës, Medinës, qyteteve saudite dhe objekteve strategjike.

 

Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, deklaroi se puna për krijimin e strukturës institucionale të aleancës mbrojtëse është drejt përfundimit. Ai tha se takimi ishte planifikuar më herët, por u zhvillua në mënyrë urgjente për shkak të zhvillimeve në Jemen dhe sulmeve të Huthive ndaj Arabisë Saudite. Në takimin e Riadit u diskutuan edhe rrugët për një zgjidhje paqësore të krizës, ndërsa në fokus ishin struktura e aleancës, koordinimi ushtarak dhe emërimi i një sekretari të përgjithshëm.

XS
SM
MD
LG