NETANYAHU, KRYEMINISTRI I NJË SHTETI QË MBJELL TERROR, MERR GUXIMIN TË AKUZOJË ISLAMIN!
Çfarë ironie monstruoze! Kryeministri i Izraelit, shtetit që ka mbjellë vdekje, shkatërrim dhe terror mbi popullsinë palestineze, del sot e i jep leksione Francës për rrezikun e «pushtimit islamik ekstremist»!
Njeriu nën udhëheqjen e të cilit Gaza është kthyer në një simbol botëror të vuajtjes njerëzore, guxon të përdorë Islamin si gogol për të trembur Evropën.
Netanyahu e di mirë se çfarë po bën. Duke instrumentalizuar incidentet e dhunshme në Francë, ai kërkon ta zhvendosë vëmendjen nga krimet dhe përgjegjësitë e qeverisë së tij drejt një armiku të përhershëm ideologjik: Islamit.
Por dhuna e individëve nuk mund të shërbejë si aktakuzë ndaj një feje që ndiqet nga afro dy miliardë njerëz. Ashtu sikurse krimet e qeverisë izraelite nuk mund t'u atribuohen të gjithë hebrenjve, asnjë akt ekstremizmi nuk mund t'u faturohet muslimanëve.
Terrori nuk bëhet qytetërim kur ushtrohet nga një shtet, ashtu sikurse besimi i dy miliardë njerëzve nuk bëhet ekstremizëm vetëm pse kështu i leverdis Netanyahut.
Dhe paradoksi më i madh është ky: një pushtet i akuzuar për krime lufte kërkon të marrë rolin e gjykatësit moral të njerëzimit!
Problemi i Evropës nuk është Islami. Problemi fillon kur propaganda e urrejtjes shitet si mbrojtje e qytetërimit dhe kur krimet e një shteti justifikohen në emër të luftës kundër ekstremizmit.