Lidhje


Rusia kërcënon me sulm bërthamor parandalues! Medvedev paralajmëron Ukrainën dhe NATO-n

 

Rusia ka rikthyer kërcënimet për përdorimin e armëve bërthamore, ndërsa nënkryetari i Këshillit të Sigurisë, Dmitri Medvedev, pretendon se veprimet e Ukrainës dhe vendeve të NATO-s kanë krijuar tashmë rrethana në të cilat Moska mund të shqyrtojë mundësinë e një sulmi bërthamor.

 

Në një artikull të publikuar më 23 nëntor në revistën Moscow Journal of International Law, ish-presidenti rus deklaroi se Rusia ka jo vetëm të drejtën, por në raste të caktuara edhe detyrimin të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë armët bërthamore, për të garantuar sigurinë kombëtare. Ai paralajmëroi se furnizimi i mundshëm i Ukrainës me armë bërthamore nga Perëndimi mund ta shtynte Moskën drejt një sulmi parandalues.

 

Megjithatë, Medvedev pranoi se zhvillimet e deritanishme të luftës në Ukrainë nuk e kanë bërë drejtpërdrejt të domosdoshëm përdorimin e armëve bërthamore, duke theksuar se vendimi përfundimtar i takon presidentit Vladimir Putin.

 

Kërcënimet vijnë në një moment kur, sipas Financial Times, shërbimet perëndimore të inteligjencës dhe autoritetet ushtarake gjermane paralajmërojnë se Rusia mund të vendosë një satelit të pajisur me armë bërthamore në orbitën e Tokës brenda 60 ditëve të ardhshme. Ndërkohë, Instituti për Studimin e Luftës (ISW) i interpreton deklaratat e Medvedevit si pjesë të strategjisë së presionit të Kremlinit për të frenuar mbështetjen ushtarake perëndimore ndaj Ukrainës.

XS
SM
MD
LG