Lidhje


Ministri izraelit fyen arabët në Knesset: “Ju egërsira dhe kalorës devesh, duhet të riedukoheni!”

 

Ministri izraelit i Trashëgimisë, Amichai Eliyahu, ka shkaktuar protesta në Parlamentin izraelit pas një serie deklaratash fyese ndaj deputetëve arabë. Incidenti ndodhi gjatë seancës së 23 nëntorit, ku diskutohej krijimi i një komisioni për luftimin e kriminalitetit dhe dhunës në komunitetet arabe të Izraelit, raporton Anadolu.

 

“Ju egërsira, ju kalorës devesh; duhet të mësoni. Ju shkatërruat Kullat Binjake; ju shkatërruat Evropën”, deklaroi ministri, anëtar i partisë së ekstremit të djathtë “Fuqia Hebraike”.

 

Përballë protestave të deputetëve arabë, Eliyahu vijoi me deklaratat fyese, duke pretenduar se arabët shkaktojnë kaos kudo që shkojnë dhe se duhet të “riedukohen”. Ai mohoi se deklaratat e tij kishin karakter racist, duke i justifikuar ato me çështje edukimi.

 

Qytetarët arabë përbëjnë rreth 21% të popullsisë së Izraelit dhe përfaqësohen nga 19 deputetë në Knessetin me 120 vende. Prej vitesh, komuniteti arab denoncon diskriminimin, margjinalizimin dhe neglizhencën e autoriteteve izraelite në përballjen me kriminalitetin dhe dhunën.

XS
SM
MD
LG